Aktori i Line Of Duty, Brian McCardie ndërron jetë në moshën 59-vjeçare
Aktori i Line Of Duty, Brian McCardie, ka vdekur “papritmas në shtëpi” në moshën 59-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.
Sipas mediave të huaja, i njohur më së miri për rolin e bosit të mafias John Thomas ‘Tommy’ Hunter në dramën kriminale televizive, ylli skocez gjithashtu i ishte bashkuar së fundmi kastit të prequel-it të Outlander, Blood Of My Blood.
Motra e tij konfirmoi vdekjen e tij në rrjetin social “X”, duke shkruar: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brian James McCardie, djalit, vëllait, xhaxhait dhe mikut të dashur të shumë njerëzve”.
“Brian ndërroi jetë papritur në shtëpi të dielën më 28 prill. Një aktor i mrekullueshëm dhe pasionant në skenë dhe ekran, Brian e donte punën e tij dhe preku shumë jetë dhe është larguar shumë shpejt”, vijoi ajo..
“Ne e duam atë dhe do të na mungojë shumë, ju lutem mbani Brianin në mendimet tuaja”, tha ajo.
Ajo tha se lidhur me ceremoninë mortore do të njoftohet në ditët në vijim. Nuk u dha asnjë shkak i vdekjes së tij.
Agjenti i McCardie, United Agents, bëri homazhe në mediat sociale, duke shkruar: “Jemi të tronditur dhe kaq të pikëlluar nga lajmi tragjik i vdekjes së papritur të Brian McCardie”.
“Ai ishte një aktor me një talent kaq të madh, të cilin ne patëm fatin ta përfaqësonim dhe mendimet tona janë shumë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta