Disa parregullsi në zgjedhjet e Kosovës, raste sporadike të fotografimit të votës

14 Shkurt 2021 | 11:15

Nuk kanë munguar problemet në procesin zgjedhor në Kosovë. Vëzhguesi i zgjedhjeve nga “Demokracia në Veprim”, Eugen Cakolli tha për Euronews Albania se janë hasur raste të fotografimit të votës dhe votim me dokumente të pavlefshme, por këtë radhë kanë qenë sporadike.

“Në afërsi të qendrave të votimit janë krijuar radhë të gjatë të qytetarëve, të cilat kanë pritur për të ushtruar të drejtën e votës. DMV-ja me anë të 500 vëzhguesve të saj ka vërejtur parregullsi të një natyre më serioze si fotografimi i votës, mosgjetja e emrit të votuesve në listën zgjedhore përfundimtare”, tha ai.

Pavarësisht problematikave të raportuara, z. Caklolli thekson se procesi zgjedhor në tërësi deri tani është i qetë.

“Deri tani procesi zgjedhor deri më tani është një proces i qetë dhe nuk janë shënuar incidente serioze, të cilat do mund të kompromentonin besimin e publikut në to”, theksoi z. Cakolli.

Ai foli edhe për pjesëmarrje të madhe të serbëve në votime.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026