Bastisja e universiteteve në SHBA, çfarë ndodhi gjatë protestave pro-palestineze
Policia amerikane largoi protestuesit pro-palestinezë nga Universiteti i Kolumbias. Disa qindra agjentë hynë në universitet dhe arrestuan protestuesit që e kishin pushtuar atë.
Mediat amerikane raportojnë se arrestime të shumta u kryen pas ndërhyrjes së uniformave blu, që erdhi pas një kërkese për ndihmë të stafit të universitetit.
“I bëj thirrje çdo studenti, çdo protestuesi që të tërhiqet nga kjo situatë dhe ta vazhdojë fushatën me mjete të tjera. Ne do ta mbrojmë gjithmonë të drejtën e protestës, por duhet ta balancojmë atë me të drejtën për të ruajtur sigurinë e studentëve, shkollës dhe qytetit tonë”, deklaroi Eric Adams, kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut.
Kampingjet pro-palestineze janë përhapur në të gjithë vendin në dy javët e fundit. Studentët kundërshtojnë partneritetin e universitetit me institucionet izraelite dhe aktivitetet e përbashkëta mes tyre.
Trazira u verifikuan edhe në Universitetin e Kalifornisë, në Los Anxheles, ku zëvendës kancelarja Mary Osako denoncoi “aktet e tmerrshme të dhunës” në kampet e ngritura. Ajo tha se situata kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha