BE ndan 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin, gjatë vizitës së saj në këtë shtet që është duke kaluar nëpër një krizë ekonomike, e cila është përkeqësuar nga kriza e emigrantëve dhe kërcënimi për një luftë me Izraelin.
“Ju njoftoj për paketën financiare prej 1 miliard dollarësh për Libanin, i cili do të ndahet nga ky vit deri më 2024”, tha ajo, duke shtuar se “ne dëshirojmë të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik të Libanit”.
Presidentja e KE-së tha se ndihma është dizajnuar që të forcojë shërbimet bazike, sikurse arsimi dhe shëndetësia.
Ajo i bëri thirrje shtetit që të miratojë reforma, duke theksuar se “Libani ka nevojë për një momentum pozitiv ekonomik, që do të krijonte mundësi për bizneset dhe qytetarët”.
Von der Leyen tha se BE-ja është e përkushtuar që të ruajë “rrugët e hapura ligjore për në Evropë” dhe për të zhvendosur refugjatët në bllok. Por, ajo shtoi se “në të njëjtën kohë, ne llogarisim në bashkëpunimin tuaj të mirë për të parandaluar emigrimin ilegal dhe për të luftuar kontrabandën me emigrantë”.
Libani përballet me një krizë të gjatë financiare. Por, shteti për pothuajse shtatë muaj po përballet me përleshje në kufi mes grupit Hezbollah dhe Izraelit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta