Situata epidemiologjike në RMV, mjeku Cana: Masat shtesë anti-COVID të domosdoshme

30 Mars 2021 | 12:28

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është rënduar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 41 viktima ndërkohë që me ritme të larta avancon edhe numri i të infektuarve.

Mjeku në Shkup, Fadil Cana u shpreh në Euronews Albania se shifrat janë shqetësuese dhe si shkak është varianti britanik i COVID-19.

“Numri i lartë i fataliteteve shënohet tek grupmoshat më të vjetra dhe ata që kanë sëmundje shoqëruese. Por, nuk përjashtohet që në numrin e fataliteteve të ketë edhe nga grupmoshat më të reja”, u shpreh ai.

Mjeku tregoi se kapacitetet e spitaleve janë pothuajse të tejmbushura.

“Por, çdo ditë në RMV hapen edhe kapacitete të reja”, tha ai më tej.

Sa i përket infektimit të fëmijëve, zoti Cana tha se numri i të infektuarve është i ulët.

“Klinika për sëmundje të fëmijëve që gjendet ne kampusin “Nëna Tereza” ka kapacitet të mjaftueshëm për hospitalizimin e fëmijëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ai numër është shumë i vogël”, pohoi mjeku.

Sipas tij, fluksi i infektimeve mund të ulet nëse shtrëngohen masat anti-COVID në Maqedoninë e Veriut.

“Nevoja për marrjen masave shtesë është mëse e domosdoshme për uljen e fluksit”, përfundoi ai.

Lexoni gjithaqshtu:

41 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026