“Do operojmë me forcë kundër Hamasit”- Izraeli ndan fletushka në Rafah: Evakuohuni!
Izraeli ka nisur sulme në Rafah, teksa pritet të nisë një ofensivë më të gjerë në këtë zonë kundër Hamasit.
Sipas mediave të huaja, IDF thotë se ka hedhur fletushka në Rafah, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuohen përkohësisht nga zona.
Ushtria tha më herët se do të përdorte fletushka, mesazhe me tekst, telefonata dhe transmetime mediatike në arabisht për t’i nxitur njerëzit të bëjnë këtë veprim.

Një fletushka e kuqe thotë se IDF është “gati të operojë me forcë” kundër militantëve të Hamasit në zonë.
Në të u bëhet thirrje banorëve në zonat e evakuimit të drejtohen në zonën humanitare “të zgjeruar” në al Mawasi dhe paralajmëron se kushdo që qëndron në zonë “vë në rrezik veten edhe anëtarët e familjes së tyre”.
Një fletushkë e veçantë detajon zgjerimin e “zonës humanitare” al Mawasi, për të cilën ushtria izraelite thotë se do të përhapet nga Deir al Balah në veri dhe do të arrijë deri në qendrën e Khan Younis në lindje.
Ajo e quan Gazën një “zonë të rrezikshme luftimi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta