“Rama të kujtonte sot Enverin”, Abilekaj debat me deputetin e PS

7 Maj 2024 | 22:48

Gazetari Enton Abilekaj ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar mbledhjen e Partisë Socialiste të zhvilluar ditën e sotme.

Ai tha se nuk është dhënë asnjë garanci se reforma në drejtësi do të jetë e pavarur nga kryeministri Rama. Sipas Abilekaj deri më tani, Rama e ka treguar që mund ta përdorë  drejtësinë njësoj siç bënte dikur diktatori Enver Hoxha i cili i godiste armiqtë e tij nëpërmjet ministrisë së brendshme dhe hetuesisë.

Duke debatuar me deputetin socialist Tonin Gogun, Abilekaj tha se deri më tani nuk ka asnjë rast të vetëm që drejtësia të ketë vepruar “pa pyetur Ramën”.

Pjesë nga debati në studio:

Enton Abilekaj: U bë vetingu pa konsensusin e opozitës, e mori Partia Socialiste të gjithë reformën në drejtësi dhe e bëri siç deshi vetë. Ne kemi gjyqtaren që paska qenë e dënuar në Greqi dhe e ka fshehur, nuk e ka deklaruar. Kjo gjyqtare del që është e shantazhueshme, sepse ajo ka dhënë vendimet kryesore, sidomos ato që lidhen me liderin e opozitës.

Pra ndaj dyshojmë nëse duan ta përdorin drejtësinë si kamxhik personal. Se mund ta përdor siç përdorte Enveri njëherë e një kohë Ministrinë e Brendshme dhe hetuesinë e dikurshme që për të eliminuar kundërshtarët ose ata që kishte inat përdorte hetuesinë, apo kemi një reformë në drejtësi që na shërben të gjithëve. Ka treguar ndonjëherë kjo drejtësia që mund të arrestojë pa lejen e Ramës? Deri tani jo.

Tonin Gogu: I ka arrestuar.

Enton Abilekaj: Asnjë rast nuk ka, i ka shkarkuar më para se të arrestoheshin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026