AP: SHBA pezulloi dërgesën e 3500 bombave në Izrael përpara ofensivës Rafah

8 Maj 2024 | 07:15

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden pezulloi dërgesën e rreth 3500 bombave në Izrael javën e kaluar për shkak të shqetësimeve për një ofensivë të mundshme tokësore në Rafah, raporton sot AP, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar nga administrata.

Ky zyrtar sqaroi se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar për dorëzimin e bombave dhe se dërgesa e pezulluar përfshinte 1800 bomba me peshë 900 kilogramë secila dhe 1700 bomba me peshë 226 kilogramë.

“Meqë udhëheqësit izraelitë dukej se ishin afër një vendimi muajin e kaluar për një operacion të tillë, ne filluam të shqyrtojmë me kujdes transferimet e propozuara të disa armëve në Izrael që mund të përdoren në Rafah”, tha zyrtari.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026