Vazhdojnë protestat kundër projektligji për “agjentët e huaj” në Gjeorgji
Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjentët e huaj”, i cili pritet të kalojë në leximin përfundimtar në Parlamentin e Gjeorgjisë, kanë vazhduar në kryeqytetin gjeorgjian.
Qytetarët gjeorgjianë marshuan në kryeqytet mbrëmjen e 7 majit në shenjë kundërshtimi të vendimeve të Qeverisë për të sjellë legjislacione të cilat rrezikojnë dëmtimin e marrëdhënieve të Tbilisit me Perëndimin.
Ata marshuan nga ndërtesa e Parlamentit në drejtim te zyrave qendrore të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ku u përballën me një kordon policor.
Disa prej tyre bartnin flamuj të BE-së dhe të Gjeorgjisë. Nuk u raportua për dhunë.
Në protestat tashmë javore kundër, siç e quajnë kritikët “ligjit rus”, ka pasur nganjëherë edhe veprime të ashpra policore për shpërndarjen e turmave. Raportohet se ka pasur përdorim të plumbave të gomës, arrestime dhe banda të cilat i kanë sulmuar demonstruesit.
Njëri prej organizatorëve të protestës më të fundit, Zviad Tsetskhladze, tha se kundërshtarët e projektligjit e kanë krijuar një grup, i cili do të përpiqet të sigurojë mbështetje financiare për individët të cilët pushohen nga puna e tyre në sektorin publik, për shkak të kundërshtimit të projektligjit.
Dhjetëra mijëra gjeorgjianë kanë dalë në rrugët e Tbilisit dhe të qyteteve të tjera në protestat të cilat kanë hasur në përgjigje të ashpër policore, si sprej kimik dhe gaz lotsjellës, topa uji, dhe siç dyshohet, edhe plumba gome.
Projektligji i detyron mediat dhe organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse të regjistrohen si “ndjekëse të interesave të një pushteti të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e të ardhurave të tyre vijnë nga jashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta