Do përdoret për dërgimin e ndihmave, ushtria amerikane ndërton portin në Gaza
Ushtria amerikane ka përfunduar ndërtimin e skelës lundruese në Gazë, e cila do të përdoret për dërgimin e ndihmave për civilët palestinezë, por kushtet e motit po e bëjnë të pasigurt zhvendosjen e objektit me dy pjesë në vendin e duhur, tha Pentagoni të martën.
Porti i përkohshëm, të cilin ushtria amerikane filloi ta ndërtonte muajin e kaluar dhe e cila do të kushtojë të paktën 320 milionë dollarë, synon të rrisë dërgesat e ndihmave humanitare për civilët e zhvendosur në Rripin e Gazës. Operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit, që filluan shtatë muaj më parë kanë shkatërruar një pjesë të madhe të shtëpive dhe infrastrukturës në Rripin e Gazës.
“Që nga sot, ndërtimi i dy pjesëve të skelës lundruese JLOTS dhe skelës Trident, ka përfunduar dhe tani jemi në pritje të dislokimit të tyre në det”, tha për gazetarët zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.
“Sot parashikohen erëra të forta dhe valë të larta deti, duke e bërë të pasigurt lëvizjen e komponentëve të portit të përkohshëm. Kështu që seksionet e skelës dhe anijet ushtarake të përfshira në ndërtimin e tyre janë ende të pozicionuara në portin e Ashdodit në Izrael”, tha zëdhënësja Singh.
Komanda Qendrore amerikane “është në gjendje gatishmërie për të zhvendosur skelën në pozicion e saj në të ardhmen e afërt”, shtoi ajo.
Anijet dhe skela në ndërtim e sipër u zhvendosën në port për shkak të motit të keq javën e kaluar. Pas përmirësimit të motit, porti i përkohshëm do të ankorohet në bregun e Gazës nga ushtarët izraelitë, duke i mbajtur trupat amerikane larg territorit të Rripit të Gazës.
Ndihma do të transportohet më pas nëpërmjet anijeve tregtare në një platformë lundruese në brigjet e Gazës, ku do të transferohet në anije më të vogla, të cilat më pas do të ankorohen në skelën lundruese dhe në fund ndihmat do të shpërndahen nga porti me kamion.
Planet për skelën u njoftuan për herë të parë nga Presidenti amerikan Joe Biden në fillim të marsit pasi Izraeli ndaloi dërgesat e ndihmave nga toka. Trupat dhe anijet e ushtrisë amerikane u nisën më pas drejt Mesdheut për të filluar ndërtimin e portit të përkohshëm.
Rreth dy muaj më vonë, situata humanitare në Rripin e Gazës mbetet e rëndë. OKB-ja tha të martën se Izraeli i kishte mohuar hyrjen në vendkalimin kufitar në Rafah, pika kyçe e hyrjes për ndihmat humanitare në Rripin e Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset