Kreshnik Osmani: Tre lojërat që po bën Athina me Ramën

8 Maj 2024 | 22:14

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha se kryeministri i Greqisë Mitsotakis është shprehur se edhe pse nuk mund ta ndalojë kryeministrin Rama të vizitojë Athinën, vizita e tij nuk i pëlqen.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti Osmani bëri një analizë të marrëdhënieve të kryeministrit Rama me Athinën zyrtare. Sipas tij GReqia ëhstë duke luajtur tre lojëra të cilat lidhen me politikën e saj të brendshme dhe të jashtme.

“Duket qartë se është një betejë e heshtur me Ramës dhe Mitsotakis, pasi ky i fundit kërkon të evropianizojë çështjen Beleri, që unë mendoj se është kali i gabuar për Athinën, pasi edhe Evropa edhe SHBa i kanë dhënë përgjigjen Greqisë se çështja Beleri i takon gjyqësorit në Shqipëri.

Kjo ishte e para, tjetra, Rama shkon atje dhe sigurisht që vendosja e Fredi Belerit në listën e 42 kandidatëve për eurodeputet është një mesazh nga Athina se kanë vendosur që për nevoja elektorale të përdorin Fredi Belerin si kalë beteje për të treguar se ne do e arrijmë europianizimine  çështjes Beleri, pra nuk është çështje gjykatash por ndikimi i një qeverie diktatorësh që ndërhyn në gjyqësor që ka marr vendim politik për të ndëshkuar Fredi Belerin. ata besojnë se një takim masiv i kryeministrit Rama me votuesit shqiptar është tentativë e Ramës për të penguar shkuarjen e Fredi Belerit në Këshillin e Europës. Athina është në mes të tre lojrave.

Loja e parë është loja e brendshme politke e Mitsotakisit, e dyta loja e Greqisë në Shqipëri për të evropianizuar çështjen Beleri dhe loja e tretë, mesazhi që jep Athina, që ne në politikën gjeostrategjike të Ballkanit do mbajë lojën BE-Uashington, por në lojën e brendshme nuk i jep të gjitha menjëherë”,-tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026