Ermir Gjinishi: Dy muajt fundit nuk i ndryshojnë gjë tetë viteve qeverisje të PS
Ermir Gjinishi, kandidat në listën e LSI për qytetin e Elbasanit, parashtroi në “Ilva Now” disa të dhëna mbi planin që LSI ka përgatitur për zhvillimin e ekonomisë në Elbasan. Në plan përfshihet rritja e pagave, moratoriumi i koncesioneve në mjekësi dhe investime në pajisje dhe infrastrukture.
“Kemi një plan me 5 shtylla kryesore. Kanë punuar ekspertët më të mirë, nuk është i ngarkuar me fraza politike por ka terma teknikë. Rritja e pagave. Moratoriumi i të gjitha koncesioneve që janë dhënë në shëndetësi. Investime direkte në infrastrukturë, në pajisje”, u shpreh kandidati i LSI-së.
Në lidhje rritjen e pagave që Rama i bëri së fundmi personelit mjekësor, z. Gjinishi tha se dy muajt e fundit nuk mund të jenë pasqyrë e tetë viteve qeverisje. Duke bërë një bilanc të të ardhurave të Shqipërisë në këto tetë vite, Ermir Gjinishi shtroi pyetjen se ku kanë shkuar 40 miliard euro të ardhura gjatë këtyre 8 viteve?
“Në tetë vite në pushtet nuk mund të flasësh dy muajt e fundit. Shqipëria ka një buxhet 4 miliard euro në vit. Për tetë vite bëhen 32 miliard. Nëse shton 7 miliard borxhet që ka marrë, për tetë vite Rilindja ka marrë aq shumë borxhe sa kanë marr të gjitha qeveritë tjera për 20 e ca vite. Bëjnë 39 miliard, duke shtuar edhe një miliard për tërmetin janë 40 miliard euro. Ku kanë shkuar 40 miliard euro?”, u shpreh Ermir Gjinishi.
Gjinishi premtoi se LSI do të bëjë të mundur që shqiptarët të mos emigrojnë, duke ju krijuar terrenin e duhur ku do të mbizotërojë tregu i lirë dhe meritokracia.
“Ne do t’i krijojmë mundësinë njerëzve të qëndrojnë brenda vendit sepse qeveria hap tregun e lirë, i krijon mundësi njerëzve, krijon meritokracinë, nga ekonominë mbi baza të konkurrencës së lirë ndërkohë që ekonomia e vendit ka rënë në duart e disa oligarkëve”, u shpreh kandidati në listën e LSI.
LEXONI GJITHASHTU:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta