Polici në MB goditet me shigjetë, autori i akuzuar për ‘tentativë vrasje’
Sipas mediave të huaja, një oficer policie është qëlluar në këmbë me një hark gjatë incidentit në High Wycombe.
Policia thotë se incidenti ndodhi teksa oficeri po i përgjigjej raporteve të një burri rreth të 60-ave, që pësoi një plagë me thikë në qytetin Buckinghamshire.
Një 54-vjeçar nga High Wycombe është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasje.
Policia e Luginës së Thames thotë se ai është dërguar në spital nën mbikëqyrjen e policisë, me lëndime që mund t’i ndryshojnë jetën pasi u qëllua nga një polic i armatosur.
Ndihmës shefi i policisë, Tim Metcalfe tha: “Oficerët e policisë morën pjesë dhe njëri u qëllua në këmbë me një hark. Ai u dërgua në spital dhe pas mjekimit ka dal sërish”.
“Mendimet tona janë me oficerin e plagosur dhe po bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë dhe kolegët e tij, si dhe të gjithë të prekurit nga incidenti brenda forcës”.
“Viktima e sulmit është dërguar gjithashtu në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën. Mendimet tona janë gjithashtu me të.”
Ai vazhdoi: “Për momentin nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin”.
“Ka një prani të madhe policie në zonë, por nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun e gjerë. Kushdo që ka shqetësime duhet të flasë me një oficer policie me uniformë”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje