Nis procesi i vaksinimit në RMV, AstraZeneca nuk do u injektohet personave nën 60-vjeç

31 Mars 2021 | 10:12

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut,  Venko Filipçe ka njoftuar se vaksina AstraZeneca nuk do ju jepet personave të moshës nën 60-vjeç.

Gazetari Benjamin Arifi raportoi se ky vendim pritet të formalizohet ditën e sotme dhe kjo nënkupton se imunizimi i qytetarëve ka nisur sot me ata që janë mbi 60-vjeç.

Gazetari raportoi më tej se tashmë vaksinimi ka nisur në disa poliklinika në Shkup, por edhe në shtëpitë e të moshuarve, ku po injektohen personat mbi 77-vjeç.

Ky proces do të shtrihet edhe në qytetet e tjera dhe do të vijojë me dy turne.

Ndërsa personat nën 60 vjeç do të marrin vaksinat e tjera që priten të mbërrijnë në RMV, si Pfizer, vaksinat kineze apo ruse.

Lexoni gjithashtu:

41 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026