Zgjedhja e presidentit në Kosovë, analistja Emini komenton vendimin e LDK-së

31 Mars 2021 | 10:36

Analistja Donika Emini komentoi në Euronews Albania prononcimin e LDK-së për zgjedhjen e presidentit në Kosovë.

Sipas saj, vendimi i Lumir Abdixhikut tregoi një pjekuri dhe kulturë politike.

“Është problematike bindja e tre deputetëve që kanë pozicion të paqartë ose refuzues në raport me zonjën Osmani”, u shpreh analistja.

Ajo shtoi më tej se Lumir Abdixhiku “mbështeti një stabilitet të brendshëm politik në Kosovë dhe se nuk e bëri Vetëvendosja sa ishte në opozitë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të marrë pjesë në Parlament në seancën që do të zgjidhet Presidenti i Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.

Ky i fundit theksoi se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së, i votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim.

Lexoni gjithashtu:

Zbardhet vendimi i kryesisë, LDK pranon Vjosa Osmanin për presidente

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026