Administrata e Biden pritet t’i dërgojë Izraelit një paketë të re ndihme ushtarake

15 Maj 2024 | 06:59

Administrata e Presidentit Biden u ka thënë ligjvënësve kryesorë amerikanë se po i dërgon Izraelit një paketë të re ndihme prej më shumë se 1 miliard dollarësh në armë dhe municione, thanë të martën tre ndihmës të anëtarëve të Kongresit.

Kjo është dërgesa e parë e armëve për Izraelin që njoftohet nga Uashingtoni që kur Presidenti Biden ngriu në fillim të muajit një transferim armësh ku përfshiheshin rreth 3,500 bomba.

Administrata e Presidentit Biden tha se e ndërpreu transferimin e mëparshëm me qëllim që Izraeli të mos i përdorte bombat në ofensivën ndaj qytetit Rafah të Gazës, ku janë grumbulluar një numër i madh njerëzish si rezultat i konfliktit.

Ndihmësit e ligjvënësve folën në kushte anonimiteti për transferimin e armëve.

Paketa që po dërgohet përfshin municione tankesh me një vlerë prej 700 milionë dollarësh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe predha mortajash që kapin vlerën e 60 milionë dollarëve, thanë ndihmësit.

Nuk ka të dhëna se kur do të dërgohen armët, ndërsa Izraeli ka shtatë muaj që vazhdon luftën kundër Hamasit në Gaza. Gazeta “Wall Street Journal” ishte e para që raportoi për paketën në fjalë. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po planifikonin këtë javë të shtronin për diskutim një projektligj për të mandatuar dërgimin e armëve sulmuese për Izraelin.

Republikanët e kanë kritikuar ashpër vendimin e javës së kaluar të Presidentit Biden për të ngrirë dërgesën e armëve për Izraelin. Ata argumentojnë se vendimi përfaqëson braktisjen e aleatit më të afërt të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë tha të martën se Presidenti Biden do t’i vinte veton projektligjit nëse do të miratohej në Kongres. Projektligji gjithashtu nuk ka praktikisht asnjë shans të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët.

Por demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë të ndarë lidhur me këtë çështje. Rreth 20 ligjvënës kanë nënshkruar një letër drejtuar administratës së Presidentit Biden lidhur me shqetësimin për mesazhin që dërgon vendimi i presidentit për të ngrirë dërgimin e ndihmës ushtarake për Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026