“Do luftojmë dhe me thonj”| Tensionet Izrael-SHBA, republikanët kritikojnë Biden

10 Maj 2024 | 16:28

Kryeministri Netanyahu deklaroi se shpreson t’i tejkalojë mosmarrëveshjet me presidentin Joe Biden dhe theksoi nevojën për armë të precizionit të lartë.

“Nëse do të shmangësh vrasjet e civilëve atëherë të duhen këto armë. Por përtej kësaj, mund të them se e njoh Joe Biden prej shumë vitesh, 40 e më shumë”, tha kryeministri izraelit.

Ndërkohë që të enjten kryeministri i Izraelit, tha se kërcënimi i Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar furnizimin me disa armë, nuk do ta parandalojë Izraelin nga vazhdimi i luftës së tij në Rripin e Gazës, duke lënë të kuptohet se ai mund ta pushtojë qytetin e mbipopulluar Rafah.

“Nëse na duhet qëndrojmë të vetëm, do të qëndrojmë të vetëm. Nëse detyrohemi, ne do të luftojmë me thonjtë e gishtërinjve tanë. Por, ne kemi shumë më shumë se vetëm thonj”, tha ai.

Republikanët në Senat kanë kritikuar presidentin Biden për deklaratën se nuk do të furnizojë me armë ofensive Izraelin, për t’i përdorur ato në Rafah, bastioni i fundit i Hamasit në Gaza.

“Ndalimi i armatimit e bën shumë të vështirë, në mos të pamundur, kthimin e pengjeve amerikane dhe izraelite, pasi kështu po nxitet qasja negative. Ndalimi i armatimit e bën më të fortë Iranin, jo më të dobët”, deklaroi senatori republikan Lindsey Graham.

Zyrtarë të Pentagonit thanë se Departamenti i Mbrojtjes do të shqyrtojë situatën në Rafah pas ndërprerjes së furnizimeve me bomba. Zëdhënësi Pat Ryder tha për gazetarët se një vendim përfundimtar për ngarkesën e ndaluar nuk është marrë ende.

Popullsia e qytetit në jug të Gazës është përfshirë nga paniku dhe kaosi për shkak të marrjes nën kontroll nga Izraeli të kalimit me Egjiptin dhe për shkak të mundësisë së një pushtimi në shkallë të gjerë. Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur e të rraskapitur kanë mbledhur tendat dhe sendet personale për t’u larguar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026