Biden dhe Trump bien dakord për dy debate zgjedhore

15 Maj 2024 | 22:21

Presidenti i amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump, janë pajtuar të mërkurën për t’i mbajtur dy debate zgjedhore në qershor dhe në shtator.

I pari do të mbahet më 27 qershor në televizionin CNN, ndërsa i dyti më 10 shtator në transmetuesin ABC.

Marrëveshja e shpejtë mes tyre vjen pasi Biden, demokrat, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debate zgjedhore që sponsorizohen nga komisionin jopartiak, i cili ka më shumë se tre dekada që i organizon ato.

Fushata e Bidenit propozoi që debatet mes tij dhe kandidatit të supozuar republikan të organizohen drejtpërdrejt nga mediat, dhe që debati i parë të mbahet në fund të qershorit dhe i dyti në shtator.

Trumpi tha në rrjetin e vet social, Truth Social, se është i “gatshëm dhe dakord për debat” me Bidenin në kohët e propozuara.

Disa orë më vonë, Biden tha se e ka pranuar ftesën e CNN-it për një debat më 27 qershor, duke shtuar: “Urdhëro, Donald. Siç thatë: kudo, në çfarëdo kohe, në çfarëdo vendi”.

Trumpi tha për Fox News Digital se e ka pranuar ftesën: “Do të jem aty”.

Por, palët duket se kanë mospajtime të mëdha rreth çështjeve kyçe për mënyrën e organizimit të debateve, përfshirë rreth pajtimit për moderatorët dhe rregullat. Çështje të tilla e kishin nxitur krijimin e komisionit për debatet presidenciale më 1987.

Fushata e Bidenit kishte propozuar përjashtimin e kandidatëve të palës së tretë, siç është Robert F. Kennedy Jr., nga debatet. Sipas rregullave të komisionit të debateve, Kenney apo kandidatët e tjerë të palës së tretë, mund të kualifikohen nëse sigurojnë qasje të mjaftueshme në fletëvotime për t’i fituar 270 vota elektorale dhe nëse marrin 15 për qind apo më shumë në sondazhe kombëtare.

CNN tha se debati do të mbahet në Atlanta dhe se “nuk do të ketë audiencë”. Transmetuesi amerikan tha se Kennedy apo ndonjë kandidat tjetër mund të marrë pjesë nëse i plotëson kërkesat e ngjashme me ato të komisionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026