Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor, çfarë po planifikon Vuçiç

16 Maj 2024 | 09:31

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor në Beograd.

Mediat boshnjake paralajmërojnë se ky parlament rrit shansin për tensione apo edhe shtrëngim të marrëdhënieve përfshirë Kosovën dhe pjesët e tjera të shteteve ku jetojnë serbë.

Parlamenti i “Serbisë së Madhe” do të mbahet më 8 qershor në Beograd, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të mbahet seanca për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë e planifikuar për më 23 maj.

Fillimisht, asambleja e madhe serbe ishte paralajmëruar për Pashkë, por ajo u shty, pasi u shty edhe seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën.

Vuçiç më pas deklaroi se e pranon idenë e Dodikut që Kuvendi i Popullit Serb, Serbi dhe RS, të mbahet menjëherë pas votimit të rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më herët ata kanë paralajmëruar se në seancë do të bëjnë një deklaratë që do t’i referohet, siç kanë thënë, “pozitës së vështirë” të të gjithë serbëve në rajon.

Sipas mediumit boshnjak Vijesti, kjo do të thotë vetëm një gjë – shtrëngim i mëtejshëm i marrëdhënieve me shumicën e fqinjëve, veçanërisht me Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Kroacinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026