Ambasadori i Rusisë: Britania e Madhe ‘pjesëmarrëse de fakto’ në luftën në Ukrainë

17 Maj 2024 | 14:48

Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se Britania e Madhe është de facto pjesëmarrëse në luftën e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, komentet Andrei Kelin i bëri për kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya-24 , ku tha se Mbretëria e Bashkuar konsiderohet si pjesë e luftës sepse furnizon Kievin me armë dhe ndan inteligjencën në kohë reale me Ukrainën.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një pohim të ngjashëm pak kohë më parë, për pozicionin e Britanisë në luftën në Ukrainë.

Kujtojmë se me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë që prej shkurtit të vitit 2022, kur Rusia nisi një agresion të pajustifikuar ndaj fqinjit të saj perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026