Erion Braçe kujton Bashkim Finon, momentet e njohjes dhe cilësitë që kishte

31 Mars 2021 | 20:48

Zëvendëskryeministri Erion Braçe kujtoi për Euronews Albania momentet e njohjes dhe kujtimet e ndara me Bashkim Finon, ish-kryeministrin e vitit 1997, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Braçe i tha gazetares Ilva Tare se ishte njohur me Finon që në vitet e para të pluralizmit pas zgjedhjeve vendore që pasuan ato parlamentare të vitit 1992. Ai tha se me Finon ka qen “mik i pandashëm”.

“[E kujtuam] Gjithë ditën, dje dhe sot… aktiviteti në Lushnjë nisi me një minutë heshtje në respekt të Bashkim Finos sepse ishte deputet i Lushnjës, ai ishte shumë më tepër se një deputet,” – vlerësoi Braçe.

“Kemi luftuar [politikisht] bashkë kudo që kemi qenë, në Berat dhe Fier, bashkë në parlament, në kryesi të PS-së, jashtë… ishim miq dhe kishim pasione të përbashkëta, futbolli ishte një tjetër pasion që kishim, që luanim bashkë, Partizani gjithashtu, këto ishin gjithashtu aspekte që na bashkonin,” – tha Braçe duke kujtuar njohjen me ish-kryeministrin Fino që në vitet 90-të.

Braçe kritikoi disa nga komentet e shprehura publikisht për Bashkim Finon duke u përqendruar kryesisht te ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili sipas tij “ka qenë ai që e ka akuzuar më shumë me një mijë të zeza”.

“Bashkimi që njoha unë ka qenë sa i qetë, aq i drejtë, sa luftëtar, aq dhe shpërthyes […] ai ishte një njeri i zakonshëm si të gjithë, punëtor dhe njeri që i bënte njerëzit për vete, qoftë kur qeshte, qoftë dhe kur shpërthente ndaj një gjëje të padrejtë,” – vijoi Braçe.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021