Ç’do ndodhë në Iran? Pushteti në duart e Ajatollahut, brenda 50 ditësh…

20 Maj 2024 | 13:50

Presidenti iranian Ebrahim Raisi humbi jetën në një incident ajror, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja presidenciale në vend.

Por largimi i papritur i klerikut të linjës së ashpër nuk pritet të prekë linjat politike të Republikës Islamike, sidomos kur pushteti është në duart e liderit suprem të vendit.

Por çfarë do të ndodhë tani në Iran?

Kushtetuta iraniane është e qartë kur bëhet fjalë për një president që nuk mund të ekzekutojë detyrat e tij për shkak të sëmundjes, vdekjes apo shkarkimit nga Parlamenti.

Pas vdekjes së Raisit, lideri suprem ajatollahu Ali Khamenei caktoi zëvendës presidentin e parë Mohamad Mokhber për të drejtuar punët e vendit.

Mokhber do të organizojë zgjedhjet për një president të ri, duke punuar me krerët e Parlamentit dhe gjyqësorit, brenda 50 ditëve të ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit, një sfidanti serioz të presidentit të ndjerë iu ndalua pjesëmarrja, duke i hapur rrugë Raisit të merrte detyrën edhe pse me numrin më të ulët të votuesve. Kjo, pasi shumica e popullsisë bojkotoi atë që e quajti një proces të paracaktuar.

Sidoqoftë, figura më e lartë dhe më e fuqishme në Iran është ajatollahu Khamenei, që ka qenë lider suprem që prej vitit 1989.

Ai është njëkohësisht komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe ka autoritet mbi policinë e shtetit dhe atë të moralit.

Gjithashtu, Khamenei kontrollon Gardën Revolucionare Iraniane, që ka për detyrë sigurinë e brendshme.

Ndërsa presidenti është zyrtari më i lartë i zgjedhur dhe i dyti në radhë pas ajatollahut. Ai është përgjegjës për menaxhimin e politikave të përditshme qeveritare dhe ka influencë në politikat e brendshme e të jashtme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026