Diaspora ruse në Estoni, gati të votojë në zgjedhjet evropiane
Rreth 300 mijë ruse jetojnë në Estoni dhe rregullisht marrin pjesë në votime, përfshirë ato të ardhshme për Parlamentin Evropian. Rusishtfolësit zakonisht votojnë për kandidatët rusishtfolës. Jana Toom është një ndër më populloret.
“Gjëja e parë që na duhet është i ashtuquajturi kombi politik. Nuk e kemi në Estoni. Në vend, si për të thënë, e masim me ADN. Personalisht refuzoj t’i bëj fëmijët rusishtfolës në Estoni të lidhur me atë që po bën Putin”, tha Jana Toom, kandidate për euro-deputete.
Mbështetësit e Jana Toom janë kryesisht pro-Evropianë dhe distancohen nga veprimet dhe synimet e Rusisë.
“Pa solidaritetin dhe pa mbështetjen e Bashkimit Evropian në këtë kohë lufte, që ndikon edhe në vendin tonë, ne nuk do të kishim bërë shumë progres që nga kohët sovjetike”, tha Svietlana Lukina, estoneze rusishtfolëse.
Estonezët e rinj, që vijnë nga familje ruse, duan së pari të ngrenë ura komunikimi mes grupeve etnike në vend.
“Kandidati që do të votoj përfaqëson dhe mirëkupton edhe minoritetin rusishtfolës, betejat, sfidat dhe mundësitë e tij. Ai nuk na shpërfill, por e kupton të gjithë tablonë. Kupton që ne mund të integrohemi”, tha votuesja Maria Derlos.
Por mes votuesve ka edhe zëra pro-Rusisë, si Aivo Peterson, një kandidat për euro-deputet që ndodhet në burg. Në këto kushte, vështirë të thuhet se si do të votojnë mbështetësit e tij.
“Partia ose lëvizja e tij është shumë miqësore me Putin dhe ironia është se kandidati kryesor i saj, që është vetë Aivo Peterson, është gjithashtu i vetmi kandidat. Në këto momente ai është në pritje të vendimit të gjykatës, pasi ndaj tij rëndon akuza për bashkëpunim me spiunazhin rus”, tha Anvar Samost, drejtor lajmesh i televizionit publik, Estoni.
Megjithatë, jo çdo rus do të mund të votojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Pjesë e diasporës ruse në Estoni janë edhe ata që pavarësisht se kanë kaluar vite në vendin baltik nuk kanë shtetësi estoneze.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta