Shqipëria triumfon ndaj San Marinos, kuqezinjtë fituan 0-2 në transfertë falë golave të Manaj dhe Uzuni
Shqipëria fitoi 0-2 në transfertë ndaj San Marinos. Në fraksionin e parë, të besuarit e Edy Reja nuk munden të gjenin rrugën e rrjetës duke goditur vetëm një herë kuadratin me Hysaj.
Me fillimin e pjesës së dytë, tekniku italian hodhi menjëherë në fushën e lojës Uzunin dhe Roshin duke i dhënë ndeshjes një tjetër rrjedhë.
Në minutën e 63-të, Uzuni hodhi një kros perfekt në zonë aty ku Rej Manaj me kokë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Goli çlirojë ekipin ndërsa në minutën e 82-të ishin të pafat teksa Hysaj goditi shtyllën pingule.
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 85-të ku një devijim i Uzunit solli dhe golin e dytë. Me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin I.
Në sfida e tjera të këtij grupi, Anglia mposhti Poloninë me rezultatin 2-1 duke marrë të vetëm kreun me nëntë pikë të plota ndërsa Hungaria mposhti Andorra në transfertë me rezultatin 4-1.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta