Zbulohet pse Cameron anuloi takimin me presidentin Begaj dhe fluturoi drejt Londrës

22 Maj 2024 | 16:34

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili vizitoi Shqipërinë, ka anuluar takimin që kishte planifikuar ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj.

Sipas mediave të huaja, Cameron e ka ndërprerë ditën e sotme udhëtimin në Shqipëri, për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar në Britani.

Mësohet se Cameron i cili ishte në Tiranë për të diskutuar politikën e imigracionit, u thirr urgjentisht në Britani që të mund të merrte pjesë në takimin e Doëning Street rreth orës 16:00.

Rishi Sunak refuzoi kërkesën për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, pas thashethemeve që u përhapën me shpejtësi në Ëestminster se Kryeministri mund të thërriste një votim në vetëm disa orë.

I pyetur nga lideri i SNP Ëestminster, Stephen Flynn në PMQs, lidhur me kërkesën për zgjedhje të parakohshme Sunak tha: “Siç ia kam thënë vazhdimisht atij, do të ketë një zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026