Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Arbëresha Kryeziu tregon se LVV-ja po punon për plotësimin e votave
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, është një nga çështjet më të “nxehta” politike të momentit.
Arbëresha Kryeziu, anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes u shpreh në Euronews Albania se kjo forcë politike po punon që të arrihen votat për zgjedhjen e presidentit të ri, që mund të jetë Vjosa Osmani.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje dhe si grup parlamentar bashkë edhe me anëtarë të tjerë të organeve të Lëvizjes po punojnë që të arrijmë votat që do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, u shpreh ajo.
Zonja Kryeziu sqaroi më tej se ende nuk ka një afat se kur do të zhvillohet seanca plenare për zgjedhjen e presidentit, por tha se kjo datë nuk do të jetë e largët.
Sa i përket qëndrimit të Listës Serbe, zonja Kryeziu tha se “ne nuk presim që ata të vijnë në sallë dhe të na bëjnë të mundur korumin”.
Lexoni gjithashtu:
PDK dhe AAK kundër Vjosa Osmanit, Hoxhaj: Me këtë presidente instalohet sistemi njëpartiak
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet