Trump: Nëse bëhem president, Putin do ta lirojë gazetarin Gershkovich për mua

23 Maj 2024 | 13:30

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se, në rast të rizgjedhjes së tij si President i SHBA-së, gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich do të lirohej menjëherë nga një burg rus, ndërsa Kremlini mohoi ekzistencën e ndonjë kontakti me Trump.

“Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, do ta bëjë për mua, por jo për dikë tjetër”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social, siç raporton Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi çdo kontratë midis Putinit dhe Trump.

Peskov shtoi se kontaktet për personat e burgosur nuk duhet të jenë publike, duke theksuar se ato nuk mund të jenë efektive në këtë mënyrë.

Gershkovich 32 vjeç është një gazetar amerikan i cili u arrestua në mars 2023 dhe u burgos me akuzën e spiunazhit.

Më herët në shkurt, Putin deklaroi se do të ishte e mundur të shkëmbehej Gershkovich dhe një shtetas rus i cili ndodhet në burg në Gjermani për vrasje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026