Putin nënshkruan dekretin për konfiskimin e aseteve amerikane në Rusi
Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladimir Putin, më 23 maj nënshkroi një dekret që i mundëson shtetit të tij të përdorë asetet, letrat me vlerë dhe pronat që i përkasin Shteteve të Bashkuara apo shtetasve amerikanë, që gjenden në Rusi.
Këto asete, sipas dekretit, do të përdoren për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga konfiskimi i aseteve dhe pronave të pasanikëve rusë dhe Bankës Qendrore ruse në SHBA, shkruan REL.
Muajin e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një ligj që i mundëson Uashingtonit të konfiskojë rreth 5 miliardë dollarë asete ruse në SHBA. Ky legjislacion është përfshirë në paketën e ndihmës që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit.
Edhe Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim që i mundëson bllokut evropian të përdorë asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse, që gjenden në BE.
Brukseli ka thënë se përfitimet nga këto asete do të përdoren për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.
Rreth 210 miliardë euro në asete që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë nga BE-ja.Kjo shumë vlerësohet se gjeneron interes prej rreth 3 miliardë eurosh në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta