Rënia e konsumit, Preçi: Shprehje e rritjes së varfërisë, nuk parashikohet rimëkëmbje për 3-6 vite e ardhshme

1 Prill 2021 | 12:33

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi tha për Euronews Albania së rënia e konsumit në nivelin e viteve ‘90 është reflektim i drejtpërdrejtë i situatës që po kalon ekonomia, para së gjithash për shkak të humbjes së vendeve të punës tek një numër i madh biznesesh, që raportohen diku tek 56 mijë.

Z. Preçi shpjegoi se situata ka ndikuar jo vetëm tek bizneset e regjistruara, por edhe tek bizneset joformale, që përbëjnë rreth 40 për qind të ekonomisë sonë.

Sipas tij, ky ishte një rezultat i pritshëm dhe nuk premton për një rimëkëmbje për 3-6 vite e ardhme, nisur nga politikat ekonomike që ndiqen dhe krizën e rindërtimit pas tërmetit që e kanë çuar ekonominë drejt tkurrjes.

“Kjo situatë është shprehje e rritjes së varfërisë. Kemi rënien më të madhe të konsumit pas viteve ‘90, më shumë se në vitin 97. Situata parazgjedhore ka bërë që edhe ata që janë më aktivë, pra shtresa e mesme të jenë nën presion, të kursejë dhe bizneset e mëdha të shtyjnë investimet, duke pritur pas zgjedhjeve dhe politikat e qeverisë së re. Të gjithë janë në pozitë pritshmërie”, tha z. Preçi.

Sipas ekspertit të ekonomisë, në vendin tonë pandemia nuk është menaxhuar siç duhet nga ana ekonomike sa i përket mbështetjes së bizneseve dhe individëve.

“Mbështetja nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Dhe nga ana tjetër, edhe një mundësi e artë siç ishte rindërtimi, nuk ka ecur në mënyrë transparente dhe është përdorur për qëllime elektorale”, tha z. Preçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026