Shtyrja e regjistrimit të popullsisë në RMV, deputeti shqiptar: Do shfrytëzojmë gjithë mekanizmat për ta parandaluar

1 Prill 2021 | 12:42

Enti Shtetëror për Statistika njoftoi sot se në Maqedoninë e Veriut nuk ka filluar procesin e regjistrimit të popullsisë në terren, por do të presë zhvillimet në Kuvend.

Deputeti i partisë Aleanca për Shqiptarët, Elmi Aziri u shpreh në Euronews Albania se opozita shqiptare është shprehur kundër shtyrjes së procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Për çështjet me një rëndësi kaq të veçantë edhe për kohezionin brendshëm etnik në RMV do të duhet që vendimet të tilla të merren nga një konsensus më të gjerë politik, shumë etnik”, u shpreh ai.

Deputeti theksoi se “ne do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat ligjore dhe demokratike për të parandaluar një gjë të tillë”.

Sipas tij do të duhet që shumica e deputetëve shqiptarë të votojnë kundër propozim-ligjit për shtyrjen e regjistrimit dhe ai u bëri thirrje atyre që të votojnë kundër.

Maqedonia e Veriut ndodhet në situatë të tillë, pasi marrëveshja mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski për shtyrjen e regjistrimit nuk u formalizua me ligj në Kuvend, ndërsa ligji aktual për censusin parashikon fillimin e regjistrimit brenda territorit nga data 1 prill.

Lexoni gjithashtu:

Shtyrja e censusit në RMV, Sela dhe Gashi: Bojkot Kuvendit, s’vendosin maqedonasit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026