UNRWA: Rreth një milion palestinezë janë larguar nga Rafah në tre javë
Rreth një milion njerëz janë larguar nga Rafah në tre javët e fundit, sipas UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.
“Kjo ndodhi pa asnjë vend të sigurt për të shkuar dhe mes bombardimeve, mungesës së ushqimit dhe ujit, grumbujve të mbeturinave dhe kushteve të papërshtatshme të jetesës,” postoi UNRWA në mediat sociale, sipas mediave të huaja.
“Ditë pas dite, ofrimi i ndihmës dhe mbrojtjes bëhet pothuajse i pamundur,” shkroi agjencia.
Kujtojmë se këto largime të popullsisë civile vijnë pas ofensivës së nisur nga Izraeli në Rafah, me argumentin se do të luftojë Hamasin, por që në të vërtetë sulmet po godasin edhe mbi qytetarët e thjeshtë.
Sulmi izraelit mbi Rafah është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, të cilët duket se po e ‘braktisin’ dita ditës kryeministrin Benjamin Netanyahu.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta