Juventus pezullon tre lojtarë, festë private në shkelje të rregullave anti-COVID

1 Prill 2021 | 18:30

Një festë private e organizuar nga mesfushori i JuventusitUeston Mek-Keni ka sjellë pezullimin e tre lojtarëve nga ana e drejtuesve bardhezi dhe gjobë nga autoritet italianë për shkak të shkeljes së rregullave anti-covid.

Drejtuesit e Juventusit po konsiderojnë pezullimin e tre futbollistëve, të cilët kanë marrë pjesë në një festë private duke thyer rregullat e COVID-19.

E përditshmja “La Stampa” ka bërë të ditur se futbollistët që pritet të pezullohen për këtë shkelje janë sulmuesi Paulo Dybala dhe mesfushorët Ueston MeKeni dhe braziliani Artur Melo.

Gazeta bën të ditur se mesfushori amerikan, McKennie kishte organizuar një festë private duke ftuar mbi dhjetë persona, ku në mesin e tyre ishin edhe Dybala e Arthur.

Në Itali është e ndaluar organizimi i festave private për shkak të rregullave anti-COVID-19

Mësohet se secili prej pjesëmarrësve në këtë festë ka marrë një gjobë prej 500 eurosh nga policia ndërsa Juventusi po synon të shkoj edhe më tej duke i pezulluar futbollistët në fjalë.

Sikur të mos mjaftonin telashet në klubin bardhezi, edhe Leonardo Bonnucci ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, pas kontrolleve të bëra. Ai do humbasë ndeshjen e ardhshme por jo vetëm, teksa trajnerit Pirlo do i duhet të bëjë pa të edhe për dy ndeshjet e ardhshme në Serinë-A.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026