SHBA “hap thesin”për Moldavinë, ndihma për të shkëputur varësinë e saj nga Rusia

30 Maj 2024 | 15:54

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka premtuar Moldavisë një ndihmë prej 135 milionë dollarësh për sigurinë energjetike dhe për t’iu kundërvënë fushatës ruse të keqinformimit.

“Jam i lumtur të njoftoj se ne do të lëvrojmë 85 milionë, pjesë e një pakete 300 milionë dollarëshe, për të mbështetur infrastrukturën tuaj energjetike, si për forcimin e rezervave të baterive, ashtu dhe për linjat e transmetimit të voltazhit të lartë, të cilave u kemi dedikuar tashmë disa fonde. Kjo do të forcojë qëndrueshmërinë tuaj energjetike dhe pozitat tuaja. Gjithashtu, korridori i gazit nga Greqia do të ndihmojë në dobësimin e vartësisë ruse”, deklaroi Blinken.

Moldavia, me 2.5 milionë banorë, ka qenë tërësisht e varur nga Rusia për furnizimet me gazin natyror. Ajo u përball me një krizë akute pasi Moska reduktoi dramatikisht furnizimet në dimër të 2022-shit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026