Biden lejon Ukrainën të godasë territorin rus, Moska kërcënon me armë bërthamore
Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka reaguar ndaj vendimit të Joe Biden për të lehtësuar kufizimet mbi përdorimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Medvedev tha se përdorimi i armëve me rreze të gjatë brenda Rusisë do të konsiderohej si pjesëmarrje e NATO-s në luftë.
Ai theksoi se veprime të tilla mund të bëhen shkak për luftë dhe paralajmëroi Perëndimin se do të ishte një gabim fatal të mendohej se Rusia nuk është e gatshme të përdorë armë bërthamore taktike kundër Ukrainës. Ai sugjeroi gjithashtu mundësinë e goditjes së vendeve armike me armë bërthamore strategjike.
“Konflikti aktual me Perëndimin po zhvillohet sipas skenarit më të keq të mundshëm”, tha Medvedev.
Diplomatët analizojnë se kërcënimet e politikanit rus pasqyrojnë mendimet në kupolën më të lartë të Kremlinit.
Ndërkohë, një institut kërkimor i mbështetur nga Putin sugjeroi se Rusia duhet të konsiderojë një shpërthim bërthamor “demonstrativ” për të trembur Ukrainën nga përdorimi i armëve perëndimore brenda territorit të saj.
Kujtojmë se këtë të premte Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva në Rusi, por vetëm me qëllimin për të mbrojtur Kharkivin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta