Arbër Çekaj flet për arrestimin e babait: Është një klan që kërkon të përfshijë familjen tonë në trafik droge
Arbër Çekaj ka reaguar në seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, lidhur me arrestimin e babait të tij, Selim Çekaj.
Ai është shprehur se babai i tij nuk ka lidhje me trafikun e kokainës dhe se është një klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen e tij në trafikun e drogës.
“Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72-vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut. Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontejnerin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen tonë në trafik”, u shpreh Arbër Çekaj para togave të zeza.
Kjo deklaratë e Çekajt vjen, pasi një ditë më parë në portin e Durrësit u kapën 49 kg kokainë, të cilat ndodheshin në kontejnerin e firmës Ecoalmax në Maminas, me administrator Selim Çekajn.
Selim Çekaj në deklarimet paraprake ka mohuar të ketë lidhje lëndën narkotike, duke e shprehur se ai kishte porositur vetëm banane.
Lexoni gjithashtu:
Sekuestrohen rreth 49 kg kokainë në kontejnerin e babait të Arbër Çekajt-Foto ekskluzive
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta