Nën hetim për pasurinë, shtyhet sërish gjyqi për Adriatik Llallën

2 Prill 2021 | 11:03

Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme.

Pritet që seanca e radhës të zhvillohet më 16 prill në orën 11:00, ku do të jepet edhe vendimi për të.

Adriatik Llalla ka ndryshuar avokatin mbrojtës, më parë përfaqësohej nga Sokol Hazizaj dhe tani do të jetë nën mbrojtën e Petraq Semajt.

Ky i fundit kërkoi kohë për të realizuar mbrojtjen dhe për këtë arsye u shty edhe seanca.

Në seancën e sotme ishin prezentë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Akuzat ndaj ish-kreut të Prokurorisë janë refuzim për deklarim dhe fshehje pasurie 2 herë.

Prokuroria e Posaçme në pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ka kërkuar 2 vite burg.

Llallës i zbritet 1/3 nga gjykimi i shkurtuar, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimi publik.

Lexoni gjithashtu:

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Sekuestrohen pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas kërkesës së SPAK

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026