Rrëzohet gjatë stërvitjes avioni ushtarak në Turqi, 2 të vdekur

4 Qershor 2024 | 12:19

Dy ushtarë u vranë sot kur një avion stërvitor u rrëzua në provincën qendrore të Turqisë, Kayseri.

Avioni stërvitor SF-260 D u ngrit nga baza në Kayseri me dy pilotë, pas së cilës u rrëzua për një arsye të paspecifikuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, njofton agjencia “Anadolia”.

Haberturk kujton se një aksident i ngjashëm ka ndodhur në Izmir më 16 shkurt 2018, kur një avion stërvitor ushtarak u ngrit nga komanda e bazës kryesore, pas së cilës u rrëzua. Në aksident humbën jetën dy pilotë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026