Von der Leyen propozon planin e mbrojtjes kundër ndërhyrjeve të huaja
Ursula Von der Leyen ka ripropozuar planin e saj për të krijuar një “mburojë për demokracinë” evropiane e cila do ta mbrojë nga ndërhyrjet e huaja.
E pyetur si mundet Evropa të parandalojë llojin e ndikimit negativ. Përgjigja e presidentes së Komisionit ishte se vendet duhet të “bashkojnë forcat në nivel evropian”.
Ky plan vjen fill pas zbulimit të një organizate ruse që shpenzoi miliona euro në 48 vende evropiane për të financuar propagandën.
Plani i mbrojtjes së Von der Leyen do të ketë për detyrë zbulimin dhe heqjen e dezinformatave në internet – duke u bazuar në rregulloren digjitale të BE-së, Aktin e Shërbimeve Digjitale dhe mbrojtjen e bllokut kundër ndikimit keqdashës duke u mundësuar evropianëve të njohin kërcënimet.
Von der Leyen propozoi fillimisht projektin në mes të majit, pasi blloku u përgatit për një valë të pritshme dezinformimi dhe ndërhyrjeje keqdashëse në prag të zgjedhjeve evropiane të qershorit.
LEXO GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh