Nis nga sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit, Manastirliu: Nesër vijojmë me policët
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga një qendër shëndetësore në Berat tha se nga mesdita e sotme do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve.
“Nga nesër fillon vaksinimi i efektivëve të policisë, fillojmë me Tiranën dhe pastaj shtrihemi në këtë gjithë Shqipërinë. Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve”, u shpreh ministrja.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve të mos i tremben vaksinës kineze, pasi sipas tij, është super e suksesshme dhe që po përdoret në shumë vende.
“Vaksina kineze Sinovac është super e suksesshme, Turqinë po e nxjerr nga tuneli i pandmeisë është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe gjithë kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë. Kjo vaksinë bëhet në shumë shtete”, tha Rama.
“Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që ne nuk na interesojnë.”, u shpreh më tej kreu i qeverisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta