Kurti: Duhet të zgjedhim presidentin, ndryshe shkojmë në zgjedhje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët, por fillimisht duhet të përmbyllet zgjedhja e presidentit të vendit.
Në seancën e Kuvendit ai tha se në të kundërt rrezikohet që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
“Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do ta zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konsituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje, u shpreh zoti Kurti.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët ngritën çështjen e menaxhimit të pandemisë, por Kurti u përgjigj: “Më datën 24 maj të vitit të kaluar asnjë të infektuar, pse, sepse qasja jonë ka qenë mbyllje fillestare dhe hapje graduale, në mënyrë që të jemi në gjendje që t’i gjurojmë rastet e infeksionit dhe kemi pasur sukses, mirëpo kur ndërron qeveria, ndërron qasja, ndërron strategjia e pastaj edhe pasojat shkaktohen”.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta