“Opozita i druhet zgjedhjeve të reja”, analisti Zekrija Shabani: Kurti po u bën shantazh

2 Prill 2021 | 16:53

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme në rast se Vjosa Osmani nuk merr votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të shtetit.

Për analistin nga Prishtina, Zekrija Shabani, z. Kurti po shantazhon partitë e opozitës që të krijojnë kushtet për zgjedhjen e presidentit të ri pasi në të kundërt pozitat e Vetëvendosjes mund të forcohen edhe më tej me zgjedhje të reja.

Z. Shabani thotë se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është dita e hënë dhe pas kësaj date, Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurt duhet të shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, Vjosa Osmani mund ta ketë të vështirë që të sigurojë 2/3 e votave apo 80 vota në Parlament sicc parashikohet në raundin e parë të votimit. Por, në raundin e dytë dhe të tretë, mund të zgjidhet me shumicë të thjesht prej 61 vota. Për këtë nevojitet që në sallë të jenë kuorumi i nevojshëm.

“Nëse nuk arrihet kjo (zgjedhja e presidentit të ri), vendi shkon në zgjedhje, shpërbëhet Parlamentin dhe Konjufca kryen detyrën e presidentit”, tha analisti duke shtuar se parashikon zgjedhjen e znj. Osmani si presidente me shumicë të thjesht.

Kjo situatë sipas tij mund të sjellë rrezik dhe mos kontroll të pushtetit pasi opozita do të jetë e pafuqishëm për të kundërshtuar dhe kritikuar qeverinë.

Por, nga ana tjetër z. Shabani thekson se partitë e opozitës i druhen edhe zgjedhjeve të reja pasi Vetëvendosja mund të arrijë mbi 60 deputetë.

Zgjedhja e Presidentit kryhet me votim të fshehtë në Kuvend dhe ka një mandat 5 vjeçar.

Lexoni gjithashtu:

Kurti: Duhet të zgjedhim presidentin, ndryshe shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, mblidhen nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026