Franca i jep avionë Ukrainës, zotohet Macron: Ka të drejtë të mbrojë tokën e saj
Presidenti Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të pajisë Ukrainën me avionët luftarakë “Mirage”, për të ndihmuar vendin në përballjen me Rusinë.
Macron foli pasi homologu ukrainas Volodymyr Zelensky u bashkua me liderët botërorë në Francë për të përkujtuar 80-vjetorin e zbarkimit të aleatëve.
“Nesër ne do të nisim një fazë të re bashkëpunimi dhe do njoftojmë transferimin e avionëve luftarakë “Mirage”, që do t’i mundësojnë Ukrainës të mbrojë tokën dhe hapësirën e saj ajrore. Po nesër do të nisim një program për trajnimin e pilotëve”, tha Emmanuel Macron.
Pasi konfirmoi stërvitjen e pilotëve ukrainas, Macron theksoi se Ukraina duhet të lejohet të përdorë armët e ofruara nga perëndimi për të goditur objektivat rusë.
Holanda dhe Danimarka premtuan vitin e kaluar se do t’i jepnin Ukrainës avionë “F-16” dhe Shtetet e Bashkuara po i stërvisin pilotët ukrainas në Arizona.
Premtimi i Macron ka gjasa të mirëpritet në Kiev. Aktualisht, Ukraina po lufton për të zmbrapsur një ofensivë të re ruse në zonat lindore, përfshirë rajonet kufitare të Kharkivit dhe Donjeckut.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West