Rrëzohet rekursi kundër Becchetti-t, shteti shqiptar përfundimisht duhet të paguajë 110 mln Euro

2 Prill 2021 | 19:20

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Rekursi i shtetit shqiptar është rrëzuar duke mbetur në fuqi vendimit të gjykatës së arbitrazhit të viti 2019, që e dënon Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit “Agon”, ishte “motivuar politikisht”.

Shteti shqiptar ka humbur disa gjyqe në arbitrazhin ndërkombëtar, por ky është ndëshkimi më i rëndë që ka marrë deri tani.

Prej vitit 2011, Shqipëria ka humbur 10 vendime arbitrazhi. Shqipëria ka aderuar në konventat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit në vitet 2000 dhe në një eksperiencë prej dy dekadash, fatura është më se e kripur.

Lexoni gjithashtu:

Pas çështjes ”Becchetti”, Shqipëria rrezikon të humbasë €90 milionë të tjera në arbitrazh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026