Sezoni turistik i Durrësit, kryebashkiakja: Avantazh, vaksinimi i punonjësve të shërbimit

2 Prill 2021 | 19:55

Në Durrës, të gjithë janë duke pritur sezonin turistik. Qoftë për t’u larguar nga imazhi i tërmetit dhe frika e pandemisë, por edhe për të gjeneruara të ardhura, që qyteti bregdetar i ka bazike përsa i përket ekonomisë lokale.

Për kryetaren e bashkisë Emiriana Sako pritet që sezoni të jetë I mbarë, bazuar edhe në faktin se do të vaksinohen punonjësit e hotelerisë dhe shërbimeve.

“Do jetë një sezon turistik më i mirë sesa viti i vjetshëm. Me qeverinë shqiptare po merren masa në mënyrë që të fillojë edhe vaksinimi i kategorisë së shërbimit të hotelerisë, në mënyrë që të jemi gati për të pritur turistët”,  tha Sako.

Kemi marrë masa që të bëjmë promovimin e të gjitha aseteve të trashëgimisë  kulturore që ne kemi.

Sako përmendi edhe 2 projektet e mëdha të mbështetura nga bashkimi evropian të deleguara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Aktualisht kemi dy projekte shumë të rëndësishme siç është amfiteatri dhe fondet e BE, të cilat u deleguan në Shqipëri pas tërmeti të 26 nëntori, ku ne do të prekim rreth 8 monumente kulture, të cilat  do të riparohet, do të restaurohen dhe të bëhen të vizitueshëm nga qytetarët”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026