Konferenca e Rambujesë dhe bisedimet e Vjenës, Blerim Shala tregon dëshmitë historike
Blerim Shala ka qenë pjesë e dy momenteve historike më të rëndësishme për Kosovën në Konferencën e Rambujesë për çlirimin dhe bisedimet e Vjenës për pavarësinë. Ai ka prekur dhe shkruar këto momente kyçe të historisë së Kosovës dhe tregon në emisionin Ku Gabuam në Euronews Albania përjetimin e tij dhe gabimet e shqiptarëve përgjatë historisë sipas tij.
“Unë dhe brezi im u detyruam që të merremi me politikë pasi ka qenë mbijetesë kombëtare. Ne vendosëm se çfarë duhet të bënim për Kosovën gjatë takimeve tonë pasi mbetëm pa të drejta dhe ishte e domosdoshme të mendonim për këtë. Fati jonë ishte rënia e murit të Berlinit se do ishim një komb i përçarë dhe duke akuzuar njërin- tjetrin për tradhti”, – shprehet publicisti.
Zhvillimi i shpejtë i Kosovës ka habitur edhe ndërkombëtarët sipas publicistit Blerim Shala.
“Ne patëm një entuziazëm, pasi pati një zhvillim të madh dhe pas një viti nuk kishte gjurmë të luftës. Ne bëmë zgjedhje të lira dhe nuk i besohej shumë ndërkombëtarëve,” – tregon z. Blerim Shala.
Publicisti Blerim Shala tregon momente historike për kombin shqiptar.
“Kombet e vogla nuk marrin shpesh vendime për veten dhe pas Kongresit të Berlinit të gjithë u kujtuan për shqiptarët, të cilët do bënin dëm kolosal se do merrnin tokat. Momenti tjetër ishte kur ndodhi Kongresi i Manastirit dhe ne ishim një komb kulturor. Vendimmarrja tjetër është shpallja e pavarësisë nga Ismail Qemali dhe ka rëndësi se treguam çfarë duam. Në Kongresin e Lushnjës treguam se jemi një shtet sovran,” – rrëfen publicist Blerim Shala.
Ndërsa për sa i përket miteve publicist shprehet se nuk e kemi shfrytëzuar Skënderbeun për t’u promovuar si komb.
“Ne nuk kemi ditur të shfrytëzojmë fitoret e Skënderbeut sot dhe ti promovojmë. Serbia ka shfrytëzuar mitin e tyre edhe pse ka pësuar humbje, ndërsa Skënderbeu ka pasur vetëm fitore. Ne kemi qenë pjesë e perandorisë pa vullnet dhe vendosëm me vonesë për t’u larguar prej saj,” – shprehet z. Blerim Shala.
Sipas tij largimi me vonesë nga Perandoria Osmane na kushtoi copëtimin e trojeve.
“Vonesa na kushtoi me copëtim të trojeve dhe nëse nuk do ishte lufta e parë botërore nuk do ishim si komb, ndërsa Kosova nuk do ishte si shtet pa luftën e dytë botërore. Kushtetuta e vitit ‘77 ndihmoi në krijimin e shtetit të Kosovës,”- thotë publicist Blerim Shala.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta