Zgjedhja e presidentit, Abdixhiku: Albin Kurti po synon të krijojë destablitet politik
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku kërkoi edhe njëherë nga kryeministri Albin Kurti, që të tërheq ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Në seancën e djeshme ai tha se opozita nuk i nënshtrohet Kurtit dhe se LDK e ka bërë pjesën e saj duke ofruar konstruktivitet në çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij kryeministri po bënë shantazh dhe synon të krijojë destablitet politik duke mos dashur të zgjidhë çështjen e presidentit.
“Gabohesh nëse imagjinon nënshtrimin e opozitës, e mashtron veten, i mashtron qytetarët tanë që kanë votuar për të qeverisur, e mashtron edhe Vjosën që i ke premtuar ta bësh presidente. LDK e ka bërë pjesën e saj si një parti shumë e përgjegjshme, ju po e bëni të vetmen gjë që dini të bëni, të krijoni kriza të vazhdueshme. Tërhiqe ligjin, mos na dërgo në zgjedhje”, tha ai.
Kreu i LDK-së shtoi se Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, por sipas tij një reformë e tillë nuk bëhet natën dhe pa konsultim me opozitën dhe shoqërinë civile.
Lexoni gjithashtu:
Trazohet klima politike në Kosovë, Kurti kalon nga Presidenti te vota emigrantëve
“Opozita i druhet zgjedhjeve të reja”, analisti Zekrija Shabani: Kurti po u bën shantazh
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta