A do ngrejë Meloni një urë mes qendrës së djathtë dhe linjës së ashpër?
Vëllezërit e Italisë dolën sërish si partia më e fortë e Italisë. Grupi i linjës së ashpër i drejtuar nga Giorgia Meloni fitoi mbi 28% të votave në zgjedhjet evropiane, duke konfirmuar statusin e tij si partia më popullore që pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2022-shit. Fitorja përforcon lidershipin e Melonit si në Itali dhe në BE.
“Këto zgjedhje kanë dy kuptime për Italinë. Një për vetë vendin, pasi ishte një tregues mbështetjeje për qeverinë aktuale dy vjet pas zgjedhjes, gjë që surprizoi Italinë. Dhe i dyti ishte në Evropë, ku u konfirmua roli i Melonit si ngritëse e një ure mes qendrës së djathtë dhe linjës së ashpër”, thotw Matteo Villa, studiues, Instituti për Politikat Ndërkombëtare.
Edhe Partia Demokratike në opozitë doli gjithashtu më e fortë, duke ngushtuar hendekun me Vëllezërit e Italisë në vetëm 4 pikë. Vota tregon një skenë politike të polarizuar, me gjithë partitë e tjera kryesore, përfshirë Ligën e Salvinit dhe Lëvizjen 5 Yjet që dështuan të arrinin rezultate.
“Ishte një surprizë ngritja e disa partive dhe rënia e disa të tjerave. E veçantë ishte mbështetja e përforcuar për dy partitë e mëdha, Vëllezërit e Italisë në pushtet dhe Partisë Demokratike në opozitë. Pra, këto të dyja dolën më të forta. Ky është gjithashtu një rezultat në favor të stabilitetit të sistemit politik, që çuditërisht është e vërtetë, pasi do të thotë se dy partitë e tjera që qeverisin me Melonin nuk janë të prirura të largohen dhe të bëjnë që ekzekutivi të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje”, shprehet Villa.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta