Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet në 14:30, seanca për presidentin mbahet sot
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 14:30. Shefat e grupeve parlamentare kanë marrë një mesazh se duhet të paraqiten në ambientet e Kuvendit.
KosovaPress ka mësuar se kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 14:30. Shefat e grupeve parlamentare kanë marrë një mesazh ku u thuhet se duhet të paraqiten në ambientet e Kuvendit.
Atyre nuk iu është thënë se për çfarë është njoftuar mbledhja e kryesisë, por vetëm se ajo do të mbahet.
Burime të KosovaPress pranë LVV-së konfirmojnë se sot do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit gjatë orëve të pasdites.
Nga ana tjetër, LDK ka premtuar se do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri me kusht që të tërhiqet Ligji për Zgjedhjet i cili u tentua të ndryshohet mbrëmë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta