Dymbëdhjetë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
Dymbëdhjetë qytetarë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Të dhënat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili shton se nga kryerja e 4143 testimeve, 777 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Kosova raporton gjithsej 1906 humbje jete, që nga fillimi i epidemisë.
“Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101”, thekson IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 238 raste, Gjilan 67 raste, Gjakovë 61 raste, Ferizaj 50 raste, Mitrovicë 45 raste, Podujevë 41 raste, Prizren 41 raste, Pejë 28 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Lipjan 23 raste, Obiliq 23 raste, Kaçanik 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Malishevë 11 raste, Viti 10 raste, Rahovec 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 5 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Shtërpcë 1 rast.
Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar nga qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat anti-Covid.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta