Koreja e Veriut i dërgon Rusisë kontenierët me 5 milionë predha

14 Qershor 2024 | 13:42

Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi kontejnerë që mund të mbajnë gati pesë milionë predha artilerie, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut.

Duke folur për Bloomberg Neës, Shin Wosnik tha se Seuli kishte zbuluar të paktën 10,000 kontejnerë transporti në rrugën e tyre për në Rusi.

Në këmbim, Rusia thuhet se i ka dërguar Koresë së Veriut teknologji për të ndihmuar në planet e saj për të shkatërruar satelitët spiun, si dhe armët konvencionale.

“Putini pritet të kërkojë bashkëpunim më të ngushtë të sigurisë me Korenë e Veriut, veçanërisht me furnizimet ushtarake si predha artilerie që janë të nevojshme për të fituar luftën”, tha Shin.

Vladimir Putin pritet të vizitojë Phenianin në ditët në vijim për të takuar Kim Jong-un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut vizitoi Rusinë shtatorin e kaluar dhe besohet se ka rënë dakord për një marrëveshje me Putinin që e pa Moskën të merrte armatim në këmbim të mbështetjes teknologjike për programin hapësinor të Koresë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026